[Back] [Home]

 

Historia e Sherbimit Gjeologjik Shqiptar

 

Periudhat e zhvillimit tė Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar

Veprimtaria e organizuar gjeologjike nė Shqipėri filloi nė vitin 1922 me krijimin e zyrės gjeologjike pranė Ministrisė sė Punėve Botore dhe Bujqėsisė, e cila ishte nėn drejtimin e gjeologut ēeko-austriak Ernst Nowack. Ai filloi dertyrėn pėr kėrkimin e vendburimeve tė mineraleve tė dobishme e sidomos tė prespektivės naftėmbajtėse. Gjithashtu ai duhej tė realizonte njė hartė Gjeologjike tė Shqipėrisė nė shkallėn 1:200000.

Materialet arkivore tė zbuluara deri tani vėrtetojnė 22 Marsin e 1922 si datė tė fillimit ė punimeve nga ana e Ernst Nowack, por kohėt e fundit janė gjetur tė dhėna tė reja tė cilat e shtyjnė kėtė datė deri nė janar tė po atij viti. Megjitharė bisedimet pėr krijimin e kėsaj zyre kanė filluar qė njė vit mė parė, gjė qė tregon se studimet gjeologjike tė truallit shqiptar ishin ndėr prioritetet kryesore tė qeverisė qė doli nga Kongresi i Lushnjės. Kjo periudhė ekzistencės mund tė cilėsohet si “Periudha Fillestare”

Edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore ky prioritet vazhdoi kur nė vitin 1952 filloi faza e dytė, qė mund ta cilėsojmė “Periudha Moderne” e veprimtarisė sė Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar. Qeveria shqiptare vendosi ngritjen e Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar, i cili cilėsohet si institucion shtetėror qė ka pėr detyrė kėrkimet dhe zbulimin e resurseve minerale.

Faza e tretė qė po e quajmė “Periudha Postmoderne” zė fill pas vitit 1990 dhe kalon nėpėr njė periudhė pasigurie tė ekzistencės tė kėtij Shėrbimi, nėpėrmjet shėndrrimit tė tij nė GjeoAlba sh.a., derisa mė nė fund kjo strukture anullohet dhe krijohet Shėrbimi Gjeologjik Shqiptar nė 2 Gusht tė vitit 1998 me miratimin e Ligji Nr. 8366 “Pėr Shėrbimin Gjeologjik Shqiptar” i pėrmirėsuar mė tej nė 15 Prill 2004 miratohet Ligji nr. 9221 “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė Ligjin Nr. 8366 pėr SHGJSH”. Kėto e cilėsojnė institucionin si: “…person juridik, publik, buxhetor, institucion kėshillimor teknik e shkencor i shtetit, qė me porosi tė tij kryen veprimtari nė fushėn e shkencave tė tokės nė territorin e Republikės sė Shqipėrise”.

Hartat gjeologjike tė Shqipėrisė

Hartat gjeologjike tė Shqipėrisė kanė filluar tė hartohen nga studiues tė huaj qysh prej shekullit tė XIX.

Hartat qė pėrfshijnė gjithė teritorin e Shqiperisė, nga shkalla 1:2 000 000 deri nė 1:200 000 janė 15, nga tė cilat 6 nė dorėshkrim, ndėrsa tė tjerat janė botuar nė vende tė ndryshme.

Tė parėt qe ndėrmorėn njė studim gjeologjik nė Shqipėri ishin dy francezė, natyralisti A. Boue dhe gjeologu A. Vuquesnel qė krijuan hartat e para gjeologjike nė vitet 1828-1879.

Mė pas vitit 1903, shumė gjeologė tė tjerė tė huaj filluan studimet gjeologjike nė territorin e Shqipėrisė.

Kėshtu A. Marteli gjatė viteve 1903-1912 kreu studime nė krahinėn e Vlorės dhe rezultat i kėtyre ishte njė hartė gjeologjike nė shkallė 1:200000 botuar nė Romė mė 1912. F. Nopsca pas studimesh shumė vjeēare botoi nė Budapest hartėn gjeologjike 1:200000 tė Shqipėrisė sė Veriut.

Gjithashtu harta gjeologjike tė rajoneve tė ndryshme tė Shqipėrisė perpunuan e botuan gjeologe tė ndryshėm si Weters, Hammer, Roth, Telegt, Goebel.

E rėndėsishme ishte harta 1:200000 botuar nga J. Bourcart nė Paris mė 1921, titulluar Harta Gjeologjike e Shqipėrisė Juglindore.

Pėr here tė pare njė hartė e plotė e Shqipėrisė u publikua nė Salzburg mė 1929 nga Ernst Nowack, gjeolog austriak i kontraktuar nga qeveria shqiptare pėr kėtė qėllim. Harta ishte frut i punės sė mirėfilltė tė Nowack dhe pėrpunim e korelim i kėsaj pune me harta tė botuara dhe mė parė.

Ne 1943 S. Zuber ka pėrgatitur, nė dorėshkrim, hartėn gjeologjike 1:200000 tė Shqipėrisė.

Mė 1950, E.A. Stankeev. Z. A. Mishunina dhe E. A. Ivanova pėrgatitėn hartėn gjeologjike tė Shqipėrisė 1:200.000 pėr pėrdorim nė industrinė e naftės bashkė me shėnimet sqaruese e cila u botua mė 1957, nė Leningrad nė tirazh tė kufizuar.

Njė grup gjeologėsh shqiptarė (T. Biēoku etj) duke u mbėshtetur nė rilevimet gjeologjike tė bėra gjatė 1950-1965, dhe nė vrojtimet e punimeve tė redaktim revizionimeve tė bėra nga grupi gjatė 4 vjetėve (1963-1964), pėrpiluan dhe botuan, mė 1967 nė Tiranė, nė shqip e frengjisht, hartėn gjeologjike tė Shqipėrisė nė shkallėn 1:200000 bashkė me tekstet shpjegues (1970, 1971).

Pas 19 vjetėsh u botua edhe harta e tretė gjeologjike e emėrtuar Harta Gjeologjike e Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė shkalla 1:200000, hartuar nga njė grup gjeologėsh (R. Shehu etj) dhe tekstin shpjegues (1990).

Nė vitin 2000 nėn kordinimin e A. Xhomo etj. ka pėrfunduar nė dorėshkrim, pėr ribotim harta gjeologjike 1:200000 e Shqipėrisė. Harta u botua nė vitin 2002 dhe emėrtohet Harta Gjeologjike e Shqipėrisė. Kjo hartė ėshtė frut i bashkėpunimit mes Institutit tė Kėrkimeve Gjeologjike, Institutit tė Naftės dhe Gazit dhe Fakultetit tė Gjeologjise dhe Minierave.

Tė gjitha hartat janė shoqėruar me tekste shoqėruese shpjeguese.

Pėrveē hartave gjeologjike tė shkallės 1:200000, janė hartuar edhe harta tė shkallėve tė ndryshme tė cilat kanė mbetur tė papublikuara dhe gjenden nė Fondin Qendror tė Gjeologjisė dhe atė tė Instituti tė Kėrkimeve Gjeologjike. Prej vitit 1997, ka filluar edhe botimi i series te hartave gjeologjike nė shkallė 1:25000 nė bazė tė plansheteve topografike (gjithsej 101 planshete). Gjithashtu ka patur edhe botim tė hartave gjeologjike nė shkallė 1:50000 tė masivėve ultrabazikė Shebenik, Bulqizė e Tropojė tė realizuara nė vitet 90’. Gjithashtu ėshtė punuar nga Departamenti i Gjeologjisė Krahinore dhe Kartografimit tė IKGJ pėr botimn e hartave ndėrkufitare Greqi-Shqipėri, Maqedoni-Shqipėri, Mali i Zi-Shqipėri dhe Kosovė-Shqipėri, nė bashkėpunim me Shėrbimet Gjeologjike tė vendeve respective.

Botimi i hartave gjeologjike po vazhdon me qėllim qė i gjithė informacioni i mbledhur ti bėhet prezent botės shkencore dhe publikut.

Pėrveē kėsaj, nga Drejtoria e Gjeoinformacionit pranė Shėrbimit Gjeologjik Shqiptar, po punohet pėr dixhitalizimin dhe kalimin nė formė elektronike tė kėtyre hartave duke krijuar harta interaktive shumqėllimore dixhitale, tė cilat nėpėrmjet Sitemeve Gjeografike tė Informacionit GIS tė jenė tė gatshme pėr pėrdorim online nga pėrdoruesit periferikė tė ēdo lloj moshe e profesioni, duke qenė kėshtu tė afta tė plotėsojnė tė gjitha kėrkesat qė shoqėria shtron para shkencės gjeologjike.

Gjithashtu janė botuar edhe Harta Hidrogjeologjike, Metalogjenike, Gjeofizike tė shkallės 1:200000.

 Ernst Nowack