[back] [home]

 

Krijimi i Universit

Teoria e Shpërthimit të Madh (Big Bang)

Teoria e Big Bang është një ndër teoritë shkencore dominuese rreth origjinës së universit. Bazuar në këtë teori, universi u krijua nga diku 10 miliard deri 20 miliard vjet më parë nga një shpërthim kozmik që vërviti material në të gjitha drejtimet.

Më 1927, prifti Belg Goeroges Lematre, ishte i pari që hodhi i denë e fillimit të universit prej shpërthimit të një atomi prehistorik. Kjo hipotezë doli pas vëzhgimit të një brezi të kuq në mjegullnaja të ndryshme prej astronomëve në një model të universit të bazuar në relativitetin. Vite më vonë, Edwin Hubble gjeti fakte eksperimentale që mbështesnin teorinë e Lamaitre-së. Ai zbuloi se galaktika të ndryshme në çdo drejtim largoheshin nga ne me një shpejtësi në raport të drejtë me distancën e tyre.

Big Bang-u u propozua fillimisht sepse ai shpjegonte pse galaktika të ndryshme largohen prej nesh me shpejtësi të madhe. Gjithashtu teoria supozon ekzistencën e një rezatimi të errët kozmik( i cili kishte mbetur nga vetë shpërthimi). Kjo teori mori konfirmimin më të fortë kur ky rezatim u zbulua në 1964 nga Arno Penzias dhe Robert Wilson, të cilët më vonë morën çmimin Nobël për këtë zbulim.

Sot teoria e Big Bang është e përhapur gjërësisht, por mbase nuk do të arrijë të provohet asnjë herë në mënyrë thelbësore, dike lënë një sërë pzetjesh pa përgjigje.

Në kosmologjinë fizike, Big Bang është teoria shkencore sipas të cilës universi doli nga një gjendje e tmerrësisht e dendur dhe e nxehtë 13.7 miliardë vjet më pare. Teoria bazohet në vëzhgimin që tregon exspansionin e hapësirës bazuar në modelin Robertson-Walker tl relativitetit të përgjithshëm, siç tregohet prej brezave të kuq të Hubble të galaktikave të largëta të bashkuara me parimin kosmologjik.

Krijimi i Sistemit Diellor

Teoria Nebulare

Ekziston një teori e quajtur teoria nebulare, sipas të cilës 5 miliardë vjet më parë, aty ku sot ndodhet sistemi ynë diellor, gjendej një re e madhe pluhuri kozmik e cila filloi të sillej rreth vetes në formën e një vorbulle .

Si rezultat i këtij rrotullimi në qëndër filloi të krijohej masa e cila përbën sot diellin kurse në largësi të caktuara prej tij filluan të ngurtësoheshin planetet e tjerë sipas rradhës.

Akoma nuk ka një teori të caktuar mbi faktin ku u gjend materiali për krijimin e planeteve. Sipas disave ato u krijuan njëkohësisht me dielli, por sipas të tjerëve, ky material u krijua në një çast të dytë kur ndodhi një seri shpërthimesh si rezultat kalimit të një ylli pranë diellit. Kjo teori e propozuar nga Tomas Çamberle u quajt "Teoria Planetare".

Krijimi i Kontinenteve dhe Oqeaneve

Teoria e Pllakave

Malet janë ndoshta pamjet më mahnitëse që shfaqen në natyrë. Kushdo pasi është mahnitur me qiellin, Diellin ,Hënën dhe yjet sigurisht që është tërhequr edhe nga pamja e maleve si gjigandë që qëndrojnë mes qiellit dhe tikës. Kështu grekët e lashtë i personifikonin në mitologji me titanët, njëri prej të cilëve Atlanti ishte dënuar të mbante kupën qiellore, dhe për një gabim të tij i cili çoi në humbjen e mollëve të arta që grabiti Herakliu (Herkuli), u shëndrrua në varg malor i cili quhet sot Atlas dhe ndodhet në brigjet atlantike të Marokut.

Vargjet malore të botës shtrihen gjithkund duke arritur majën më të lartë në Himalaje, mirëpo nuk janë malet të cilët ndodhen mbi sipërfaqen tokësore më të lartët. Atje ku syri i jeriut nuk mund të shihte, në thellësirat detare, në mesin e dytë të shekullit të 20 njerëzimi mësoi se ekzistonin titanë edhe më të mëdhenj se ato tokësore, vargjet malore nënujore.

Këto vargje shtrihen mbi 60000 kilometra në fundet e oqeaneve duke u shfaqur aty këtu në sipërfaqe të detit siç është rasti i Islandës që është dalja në sipërfaqe e vargmaleve të oqeanit Atlantik. Vargmalet nënujore kalojnë mes Atlantikut, rrotull Afrikës, rrotull Oqeanit Indian, mes Australisë e Antraktidës, dhe në veri në Oqeanin Atlantik.

Studiuesit kanë vënë re se në majë të këtyre vargjeve malore dallohet një thyerje e thellë, e quajtur lugina riftore. Këtu dyshemeja oqeanike krijohet vazdimisht.

Ndërsa të dyja krahët e malit lëvizin në drejtim të kundërt me njëra-tjetrën, magma del jashtë nga brendësia e tokës. Pasi ajo ngurtësohet si pasojë e ftohjes nga uji i detit, krijon dyshemenë e re oqeanike.

Shpejtësia me të cilën dyshemeja oqeanike është krijuar ndryshon nga një vendodhje e kurrizores oqeanike në tjetrën. Midis Amerikës së veriut dhe Europës, vlera është rreth 3.6 cm në vit. Në Paqësorin Lindor, e cila është duke e shtyrë pllakën drejt bregut perendimor të Amerikës së Jugut, tempi është 32.2cm në vit.

Hapja e kores oqeanike çon në përfundimin se Toka duhej ta zmadhonte vazhdimisht sipëfaqen e saj, mirëpo nuk ndodh kështu. Sipërfaqja mbetet gjithmonë konstante. Pas zbulimit të kufinjve divergjentë të cilët ndërtojnë sipërfaqe të re, shkenctarët filluan të kërkojnë arsyen e përmasave konstante të sipërfaqes të tokës. Kështu ata zbuluan se nëse në mesin e vargjeve malorë nënujorë toka shtonte sipërfaqe, në periferitë e kores oqeanike, aty ku ajo takohej me kontinente kjo kore konsumohej duke mbajtur kështu në ekuiliber përmasat e Tokës, gjë që ndikon edhe në ekuilibrin e jetës në Tokë.

Dukuria u quajt subduksion. Kështu ndërsa korja lëviz duke u shtyrë nga kufinjtë divergjentë dhe zgjerohet ajo zhytet si rezultat i pluskueshmërisë më të ulët për shkak të peshës më të madhe, në koren kontinentale. Përballë kontinentit krijohen disa kanale të thella të cilat quhen hulli të cilat krijohen si rezultat i përkuljes së kores oqeanike që zhytet nën tokë. Kufir që krijohet mes kores oqeanike dhe asaj kontinentale quhet kufi konvergjent dhe është vendi ku ndodh shkatërrimi i dyshemese oqeanike.

Në thellësi mes 300 dhe 700km, shkëmbinjtë e pllakës që zhytet fillojnë të shkrijnë. Pjesë e kësaj dyshemeje oqeanike të shkrirë lëvizin drejt sipërfaqes së tokës duke krijuar vullkanet. Shumë prej tyre, bëhen pjesë e mantelit të tokës, dhe ndoshta shumë kohë më vonë do të kthehen sërisht në një kufi divergjent.

Përplasja kontinentale

Tani të flasim seç ndodh mbi tokë. Si janë krijuar vargmalet tokësore? Një dysheme oqeanike e shtyrë drejt një mase tokësore gjithnjë rrëshqet nën këtë të fundit. Kjo për arsyen se masa tokësore është më plluskuese, ose më e lehtë, sesa dyshemeja oqeanike.

Kur dy masa tokësore takohen, asnjëra nuk mund të rrëshqasë nën tjetrën. Në këtë rast të dyja përplasen duke krijuar të ashtuquajturën kufinj kollozioni. Ato rrudhosen dhe thyhen. Disa pjesë të tokës ngeci mbi ose nën pjesën tjetër. Rezultat i kësaj janë vargjet malore. Pra e thënë më thjesht përftyroni dy kamionë të ngarkuar njëri me tulla e tjetri me rërë, të cilët përplasen njëri me tjetrin. Prej tyre krijohet një masë hekurishtesh të deformuar, copëtuara si dhe një përzierje rëre dhe tullash të vendosura ne mënyrë të çrregullt

Himalajet, malet më të larta në botë, u krijuan në këtë mënyrë si rezultat i përplasjes së pllakës Indiane me atë të Azisë. Vëzhgimet tregojnë se ato vazhdojnë proçesin e tyre të ngitjes, pra përplasja nuk ka përfunduar ende. Po kështu Alpet e Europës.

Malet Apalashe janë një shembull i një përplasjeje të vjetër e cila ka përfunduar shumë kohë më parë. Përplasja ndodhi shumë kohë më pare, dhe gjithçka që ka mbetur tani janë mbetje të eroduara të maleve të larta të dikurshme.

Gjithashtu përveç këtyre kufinjve, vërehen e dhe kufinjtë transformues. Në këtë rast dy pllaka lëvizin drejt njëra-tjetrës duke krijuar një tension të cilin e shkarkojnë në një tronditje të shpejtë e violente të cilën e quajmë tërmet. Në këtë ras as krijohet e as nuk konsumohet kore.

Thyerja e San Andreas është kufiri transformues më i njohur në botë. Në perëndim të kësaj thyerje është pllaka e Paqësorit, e cila lëviz drejt veriperëndimit. Në lindje është Pllaka e Amerikës së veriut, e cila lëviz drejt juglindjes.

Los Anxhelosi, që është i vendosur në pllakën e Paqësorit, gjendet tani 340 milje në jug të San Françiskos, që vendoset në Pllakën E Amerikës së Veriut. Në 16 milion vjet, pllakat do të lëvizin kaq shumë sa Los Anxhelosi do të vendoset në veri të San Franciskos.

Alfred Wegener
1880 - 1930

Alfred Wegener Lindi në Berlin më 1988. Tregoi interes për Grenlandënnë, që në moshë të re , ku shkonte për pushime ski dhe ndërmorri edhe ekspedita.

Studioi në Gjermani dhe Austri, duke marrë doktoraturën në Astrologji. Por shumë shpejt ai e përfundoi disertacionin dhe braktisi astronominë për të studiuar metereologji, shkencën e re të motit

Wegener eksperimentoi me aparatura dhe balona, dhe me të vëllain Kurtin arriti një rekord botëror në një garë ndërkombëtare balonash, duke fluturuar 52 orë pa ndërprerje. Kjo ndodhi më 1906, vitin kur ai kreu ekspeditën e pare në Groenlandë. Ai shkoi si metereolog zyrtar i një ekspedite dyvjeçare daneze. Kur u kthye ai vazhdoi studimet për meteorologji në Universitetin e Marburgut, ku ai kishte qenë një pedagog mjaft i njohur

Më 1910, Wegener vuri re ngjashmërinë e vijave bregore të Atlantikut, ato dukeshin në hartë sikur kishin qenë të ngjitura bashkë. Në fakt nuk ishte ai i pari që e publikoi këtë fakt, por ishte ai që nuk e braktisi asnjëherë këtë ide. Më 1911 ai publikoi një tekst mbi termodinamikën e atmosferës.

Në të njëjtën kohë ai ndiqte studimet e tij mbi kontinentet. Në fillim të Janarit të 1912, ai hodhi për herë të parë idenë e "zhvendosjes kontinentale" gjë që më vonë u quajt lëvizja kontinentale. Ky vit ishte mjaft i ngarkuar për Wegenerin. Ai u martua dhe u kthye në Groenlandë, duke kryer kryqëzatën më të gjatë që është bërë ndonjëherë me këmbë.

Megjithëse mori pjesë në Luftën e I Botërore ku dhe u plagos dy herë, ai publikoi idetë e tij më 1915. Ato përbënim argumentin e parë të përmbledhur dhe të argumentuar në mënyrë racionale për lëvizjen e kontinenteve, por ato ishin akoma mjaft radikale për mendimin e kohës. Disa shkencëtarë e përkrahën, por gjithnjë e më shumë iu kundërvunë, përfshirë edhe kunatin e tij, i cili theksoi se Wegener kishte kërcyer prej metereologjisë në një territor të panjohur të gjeofizikës. Reputacioni i lartë i mjaft prej kundërshtarëve të tij ka mundësi ta që i dhanë më shumë rpeshë kritikave sesa ato e meritonin. Wegener shpesh ankohej për mendjengushtësinë e tyre.

Më 1926, Wegener ju kushtua përfundimisht profesionit të meteorologut. Më 1930 ai lundroi për në Danimarkë si drejtues i një ekspedite të madhe drejt Groenlandës, e katërta dhe e fundit. Ai festoi përvjetorin e pesëdhjetë më 1 Nëntor, pak ditë më vonë ekipi u nda dhe ai humbi në një stuhi bore. Trupi i tij u gjet në rrugën mes dy kampeve.

Mbas vdekjes, pasi mbaroi Lufta e Dytë botërore, teoritë e Wegener u vërtetuan nga Harry Hess dhe të tjerë. Në 1960 Hess propozoi mekanizmin e dyshemesë oqeanike (sea-floor), e cila mund të shpjegonte lëvizjen e kontinenteve. Teknikat e reja të kërkimit që ishin zbuluar ishin të mjaftueshme për të vërtetuar këtë teori dhe përfundimisht, drejtësinë e ideve fillestare të Wegener.

Ciklet Shkëmbore

Krijimi i shkëmbinjve në tokë kryhet nëpërmjet të ashtuquajturit cikël shkëmbor.

Ekzistojnë tre lloje shkëmbinjsh, magmatikë, sedimentarë dhe metamorfikë. Secili prej tyre ka mënyren dhe proçesin e vet të krijimit, por është vërjtur se këto proçese megjithë veçantitë janë të lidhur me njëri tjetrin duke shërbyer nëpërmjet fenomeneve natyrore si bazë për krijimin e njëri tjetrit.

Shkëmbinjtë magmatikë krijohen në thellësi të tokës. Ato dalin drejt sipërfaqes në formën e lëngët të magmës, dhe pastaj pas kontaktit me ujin ose ajrin, ngurtësohen dhe kthehen ne masa të ngurta shkëmbore

Shkëmbinjtë sedimentarë krijohen prej coprave që shkatërohen nga erozioni, si rezultat i ndryshimit të temeraturës, reshjeve atmosferike, lagështisë së ajrit, veprimtarisë së rrjedhave ujore ose dallgëve të detit dhe erës. Mbasi copëtohen grimcat transportohen nga era, graviteti ose rrjedhat ujore drjet detit, ku ato depozitohen me shtresa njëra sipër tjetres dhe si rezultat i peshës të shtresave të sipërme, shtresat e poshtme, ngjeshen duke humbur lageshtinë e duke u ngurtësuar.

Shkëmbinjtë metamorfikë janë shkëmbinj që krijohen sirezultat i ndryshimeve të dy llojeve të para shkëmbore nen ndikimin e presionit dhe ndryshimit të temperaturës.

Si përfundim, shkëmbinjtë magmatikë mund të kthehen ne sedimentarë ose metamorfikë si rezultat i fenomeneve që kemi përmendur më lart. Gjithashtu sedimentarët ose metamorfikët mund të kthehen në magmatikë si rezultat i zhytjes në thellësi deri në piën kur fillojnë të shkrijnë.

Kështu natyra krijon një sistem krijimi e shkatërrimi i cili siguron një vazhdimësi të ekzistencës të të tre llojeve shkëmbore në Tokë.

Historikisht mendohet se të parët shkëmbinj që u shfaqën në tokë ishin ata magmatikë si rrezultat i shpërthimeve të para vullkanike që vinin nga brendësia e tokës e cila nga ana e saj ishte krijuar nga ngurtësimi i një reje pluhuri kosmik si rezultat i gravitetit. Pra edhe në çastin e parë të shfaqjes së shkëmbformimit kemi një formim magmatikësh si rezultat i shkrirjeje të një mase që mund ta konsiderojmë me prejardhje sedimentare apo metamorfike.

Pra megjithëse mendojmë se prodhimi i parë tokësor është shkëmbi magmatik ai u krijua duke ndjekur sërisht të njëjtin cikël të shkëmbinjve që ndjek edhe sot ky proçes.

Çasti i parë i krijimit të magmatikëve, pati shumë rëndësi për jetën në tokë, sepse nga ky proçes filloi krijimi i kontinenteve, dhe kushteve të para për ekzistencën e migroorganizmave të cilët u ushqyen me këtë energji të proçeseve vullkanikë.

Krijimi i këtyre shkëmbinjve filloi si rezultat i magmës që doli nga shpërthimi i vullkaneve të para në një tokë të mbuluar nga ujrat e një oqeani mbarëbotëror. Në kontakt më ujin ato u ftohën dhe dalë ngadalë u ngurtësuan. Këta shkëmbinj janë gjetur sot në Barbitatan (Afrika e Jugut) me moshë rreth 3.6miliardë vjet dhe në Groenlandë me moshë 3.8miliardë vjet. Këta të fundit janë edhe shkëmbinjtë më të vjetër të gjetur ndonjëherë në sipërfaqen e Tokës.

Karakteristikat e llojeve shkembore

PLANETI TOKE përbëhet nga 3 lloje shkëmbinjsh:

bullet

SHKËMBINJTË MAGMATIKË

bullet

SHKËMBINJTË SEDIMENTARË

bullet

SHKËMBINJTË METAMORFIKË

Këto tre lloje shkëmbinjsh pasohen nga ndarje të tjera.

bullet

SHKËMBINJTE MAGMATIK

Shkëmbinjt magmatik quhen shkëmbinjtë që janë formuar nga magma.

Në bazë të pesë njësive kryesore taksomatike, të cilat janë: tipi, klasa, grupi, seria dhe familja bëhet klasifikim i shkëmbinjve magmatik.

Shkëmbinjtë magmatik sipas veçorive faciale ndahen në dy klasa: Shkëmbinjtë plutonikë dhe shkëmbinjtë vullkanik

Shkëmbinjte sipas përmbajtjes së SiO2 ndahen në 4 grupe:

bullet

Shkëmbinjtë ultrabazik me SiO2 = 30-44%

bullet

Shkëmbinjtë bazik me SiO2 = 44-53%

bullet

Shkëmbinjtë mesatarë me SiO2 = 53-64%

bullet

Shkëmbinjtë acid me SiO2 = 64-78%

Ky është klasifikimi më i rëndësishëm për këto lloje shkëmbinjsh.

Disa shkëmbinj ultrabazik janë: Olivinite, dunite, peridotite, piroksenite, serpentinite, kimberlite etj.

Shkëmbinj bazik: Gabro, sienite, diorite, bazalte, diabaze etj

Shkëmbinj mesatare: Diorite, monconite, sionite, andezite etj.

Shkëmbinj acid: Grano-dioritet, plagjiogranitet, granitet, riolitet, dacidet etj.

B) SHKËMBINJTE MAGMATIK NË SHQIPËRI

Shkëmbinjte magmatik në Shqipëri kanë përhapje të madhe. Ato janë të moshave të ndryshme. Në bazë të kushteve gjeologjike të ndodhjes, moshës dhe veçorive petrografike dhe petrokimike të vendit tonë, shkembinjtë magmatike të vendit tonë i grupojmë si vijon:

bullet

Shkëmbinjtë magmatik të moshës paleozoike të facieve vullkanike e intruzive;

bullet

Shkëmbinjtë vullkanik të triasikut të poshtëm e të mesëm;

bullet

Shkëmbinjtë e kompleksit ofiolitik të moshës jurasike;

bullet

Shkembinjtë magmatik të moshës më të re (pasjurasike)

C) SHKËMBINJTË METAMORFIK

Proçeset e ndryshimit të mineraleve parësore shkëmbformuese të magmatitikeve dhe sedimentarëve përbën proçesin e metamorfizmit. Shkëmbinjtë që lidhen me këtë proçes quhen shkëmbinj metamorfik.

Shkëmbinjtë metamorfik klasifikohen në bazë të veçorive petrografike, sipas shkallës së metamorfizmit dhe natyres së shkëmbinjve parësorë.

Shkëmbinjtë matamorfik sipas përbërjes kimike të shkëmbinjve parësore ndahen:

bullet

shkëmbinj metamorfik të formuar sipas shkëmbinjve argjilorë;

bullet

shkëmbinj metamorfik të formuar sipas shkëmbinjve kuarc-feldshpatik

bullet

shkëmbinj metamorfik të formuar sipas shkëmbinjve karbonatore

bullet

shkëmbinj metamorfik të formuar sipas shkëmbinjve bazik e mesatare

bullet

shkëmbinj metamorfik të formuar sipas shkëmbinjve magneziale (ultrabazik)

Klasifikimi gjenetik bazohet tek kushtet e formimit të shkëmbinjve metamorfik dhe veçoritë minerale e kimike të shkëmbinjve parësore, këto janë:

bullet

shkëmbinjtë e metamorfizmit regjional;

bullet

shkëmbinjtë e metamorfizmit termal;

bullet

shkëmbinjtë e metamorfizmit kataklastik;

bullet

shkëmbinjtë e metamorfizmit metasomatik;

bullet

shkëmbinjtë e ultrametamorfizmit

Shkëmbinjte metamorfik në Shqipëri kanë përhapje të kufizuar. Ato përfaqësohen nga:

Rreshpe metamorfike si rreshpe sericito-kuarcore, klorito-kuarcore, gëlqeror të mermerizuar etj.

Amfibolite dhe rreshpe kristaline si amfibolite të përbëra nga horneblenda, rrallë granati, biotiti etj ndërsa tek rreshpet kristaline futen kuarc-mikoro-granatike të përbërë nga kuarci, muskoviti etj.

Shkembinjte sedimentare

Shkembinjte sedimentare jane formuar si shkak i trysnise shtypese mbi grimcat e vogla te sedimenteve qe jane depozituar prej ajrit, akujve, eres ose ujrave rrjedhese de cilar mbanin me vete keto grimca ne formen e suspencioneve. Sapo u krijuan keto depozitime sedimentesh, shtypja litostatike i shendrroi ato ne shtresa solide nepermjet procesit qe njihet si litfikim ose shkemb formim.

Ekziston gjithashtu edhe termi diagjeneze e cila perdoret per te pershkruar ndryshimet fizike, biologjike e kimike perfshire ketu edhe cimentimin, procese qe peson sedimenti nga depozitimi fillestar, gjate dhe pas litifikimit.

Shkembinjte sedimentare shtrohen sipas shtersave. Secila shtrese vendoset horizontalisht mbi shtresen me te re, gje qe njhet si mbivendosje, por dallohen ndonjehere edhe disa boshlleqe te cilat quhen mosperputhje dhe perfaqesojne kohe kur kishte mungese sedimentimesh ose kur shtresa ishte ngitur mbi nivelin e detit dhe ishte eroduar.

Keta shkembinj kane nje rendesi te madhe per historine e Tokes, sepse permbajne fosile, dhe ruajne mbetjet e lashta te bimeve dhe kafsheve

Mbulesa e shkembinjve sedimentare ne toke eshte mjaft e gjere, por totali i vellimit te tyre nuk i kalon 5%. Pra mind te themi se keta shkembinj s’jane vecse nje cipe e holle ne koren e tokes e cila eshte e mbushur me shkembinj magmatike e metamorfike.

Shkembinjte sedimentare klasifikohen ne tre grupe te cilat jane

bullet

Klastiket

bullet

Te precipitimit kimik

bullet

Biokimik ose biogjenetik

SEDIMENTET ORIGJINA TIPET E SOTËM DHE PËRHAPJA.

Sedimentet kanë përhapje të madhe nga kontinenti deri në thellësi të mëdha oqeanike. Ato kanë një përbërje heterogjene dhe janë krijuar në kushte të ndryshme fiziko-kimike. Origjina e materialit përbërës të sedimenteve është e ndryshme, por më kryesoret janë:

Sedimentet me origjinë mekanike. Shkëmbinjtë që ndërtojnë sipërfaqen kontinentale nën veprimin e agjentëve të ndryshëm atmosferike, si pasojë e rrëshqitjeve, nën veprimin e efekteve kimike të klimës "silicorët" dhe disa të tjerë ngaqë kanë koefiçent të ndryshëm bymimi (shkëmbinjtë polikristalinë). Shkatërrimi mekanik mund të formojë një shtresë pak a shumë të shkrifët petrografike të njëjtë me atë të shkëmbinjve mëmë. Këto shkëmbinj të copëtuar dhe formuar nën efektin e faktorëve të mësipërm quhen detritike. Këto shkëmbinj mund të grumbullohen në shtratet e përrenjve, lumejve dhe të transportohen në drejtim të liqeneve dhe detit. Ky transport varet nga madhësia e shkëmbinjve dhe largësia nga bregu i detit. Karakteristikë e këtyre shkëmbinjve është përbërja terrigjene e tyre. Përhapja e materialit terrigjen varet nga morfologjia e fundit të detit dhe nga rrymat nënujore. Gropat janë si kurthe për materialin detritik; barrierat nënujore bllokojnë shpërndarjen e materialit terrigjen, kurse në pjesët e ngritura nuk ka depozitime ose ka shumë pak dhe ky depozitim krijon ndotjen me hekur mangan etj. Sedimentet me origjinë kimike. Materialet te tilla formohen si pasojë e reaksioneve fiziko-kimike që ndodhin në ujin e detit të shoqeruar me dukuritë e tretjes të hidratimit të hidrolizës dhe biokimike të shkaktuar nga aktiviteti i organizmave të gjalla quhet përbërja fiziko-kimike e sedimenteve. Këtë përbërje e gjen tek shkëmbijtë karbonatike, si dolomitet dhe gëlqeroret e pastër. Ky proçes ka rëndësi për formimin e shkëmbijve silicore. Zhvillimi i këtyre proçeseve fiziko-kimike varet nga kushtet e mjedisit.

Sedimentet me origjinë biologjike. Përbërjet kimike që ndodhen në tretësirë në bashkëveprim me skeletet e organizmave ndërtojnë (ose shkatërojnë) guaskat ose skeletet. Skeletet e organizmave bien në kushte të ndryshme lumore, liqenore, detare duke marrë pjesë në formimin e sedimenteve të ndryshëm organogjenë. Kështu organizmat dhe bimët e ndryshme thithin elementë kimikë që ndodhen në tretësirë duke dhënë shkëmbinj gëlqerorë dhe silicorë. Shkëmbinjtë e ndryshëm organogjene krijohen zakonisht në dete të ngrohta dhe përbëhen nga organizma si korale, fuzulinde, alge karbonatike, molusqe. Në sedimentet e sotme më me rëndësi janë ato detare, që ndahen sipas mjediseve ku formohen në:

Sedimentet e sotme neritike janë ato që formohen në sipërfaqe të platformës kontinentale. Duke qenë se në këtë zonë gjen zhvillim bentosi, atëherë në sedimentet e formuar pesha specifike e përbërësve bentik është shumë e ndjeshme. Pesha e bentosit arrin në 8 (tetë) miliard ton në të gjithë oqeanin. Sedimentet neritike janë heterogjene duke patur parasysh dhe veprimin e rrymave detare.

Sedimentet e sotme batiale dhe abisale. Studimi i tyre është i vështirë pasi formohen në thellësi të mëdha . Në dallim me zonat bregdetare në zonat e thella të detit zotërojnë sedimentet pelagjike mbi të cilat mbështetet studimi i zhvillimit të oqeaneve. Seritë e mirëfillta sedimentare oqeanike vendosen midis kores oqeanike dhe kolonës ujore.

Formimi i sedimenteve oqeanike kontrollohet nga:

bulletFaktorët gjeodinamikë që lidhen me zhvendosjen horizontale dhe vertikale të kores oqeanike.
bulletFaktorët oqeanografikë ku mbizotëron qarkullimi i ujërave në sipërfaqe dhe në thellësi.